Futbollisti shqiptar, Brajan Gurda ka bërë asistin e parë me fanellën e Brightonit në Premier League.
Gruda asistoi te goli i katërt i shënuar nga Hinshelwood në fitoren e klubit londinez 0:4 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.
Lojtari shqiptar ka bërë edhe një tjetër asist me fanellën e Brightonit, por në FA Cup, kurse ky ishte i pari në Premier League që prej transferimit nga Mainzi.
Kujtojmë që me këtë fitore, Brightoni shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e 8-të.