Futbollistët e Interit kanë shënuar sonte fitore si vendës ndaj skuadrës Genoa me rezultat 1:0 dhe kanë tejkaluar Napolin duke marrë kreun e tabelës në Serie A.
Lautaro Martinez ishte autori i vetëm i golit në sfidën e vështirë ndaj skuadrës së papërshtatshme mysafire.
Inter deri te fitorja arriti vetëm 12 minuta para përfundimit të ndeshjes, kur futbollisti turk Hakan Çalhanoglu, i cili zëvendësoi kolegun e tij shqiptar Kristjan Asllanin në minutën e 68-të, pasoi një top preciz te sulmuesi argjentinas, i cili shënoi golin e tij të nëntë në këtë edicion të garave.
Interi prin me 57 pikë, një më shumë se Napoli, por me një ndeshje më pak, ndërsa Genoa mbetet e 12-ta me 30 pikë.