Pas fitores ndaj Rabotniçkit, FC Shkupi është gati për sfidën e radhës kundër Brera Strumica.
Ekipi po kalon një formë të shkëlqyer me tre fitore radhazi, ndërsa trajneri Alparslan Erdem shpreh besim të madh tek skuadra dhe atmosfera brenda ekipit.
Përpara ndeshjes të së dielës, ai ndau disa mendime për pritshmëritë dhe synimet e Shkupit në këtë përballje.
Ekipi vjen me shumë vetëbesim pas tre fitoreve radhazi. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga përballja me Brera Strumicën?
“Pas fitores së madhe kundër Rabotniçkit, nesër, të dielën do të jetë ndeshje e vështirë kundër Brerës në Strumicë.
Energjia jonë është e mirë, shumë e mirë. Atmosfera dhe gjithçka është e mirë.
Nuk kemi lojtarë të lënduar, çdokush është gati të luaj. Shpresoj do ti marrim tre pikët në shtëpi dhe do ti bëjmë tifozët tanë të lumtur.” ka thënë trajneri.
Ju përmendët rëndësinë e përgatitjeve në Antalia. Si po ndikon kjo fazë përgatitore në paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës?
“Javën e kaluar u thash juve se u përgatitëm shumë mirë në Antalia. Duhet të ecim hap pas hapi. Shikojmë ndeshje pas ndeshje. Hap pas hapi do të ecim lartë dhe shpresojmë të dielën do të vazhdojmë atmosferën e njejtë, qëndrimin e njejtë dhe të marrim tre pikët në Shkup.” është shprehur Erdem.