“Shvercerat” thonë se nuk u lejohet udhëtimi në Strumicë

- Bota Sot

“Shvercerat” thonë se nuk u lejohet udhëtimi në Strumicë

FC Shkupi është gati për sfidën e radhës kundër Brera Strumica“Shvercerat” thonë se nuk u lejohet udhëtimi në Strumicë!

"Edhe një herë, Shvercerave u ndalohet mbështetja për ekipin e zemrës, kësaj radhe në Strumicë.

Ky është një vendim i padrejtë dhe një diskriminim i qartë ndaj tifozërisë sonë, e cila gjithmonë ka qenë pjesë e pandashme e futbollit dhe shpirtit sportiv.

Futbolli nuk është i ndasive apo i institucioneve, ai është i tifozëve! I bëjmë thirrje organeve kompetente të respektojnë të drejtat e çdo tifozi dhe të mos lejojnë që vendime të tilla të dëmtojnë frymën e sportit.

Asnjë tendencë e juaja për ndalim nuk do ta shuajë pasionin tonë!",, reagojnë tifozoë.



Read it all at Bota Sot