Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca foli për BBC ‘Match of the Day’ për humbjen 2-1 të Bluve ndaj Aston Villa.
"Është e vështirë. Sepse krahasuar me ndeshjen kundër Brighton, performanca dhe reagimi ishin më të mira. Për momentin, ne jemi në një fazë të keqe. Por ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjet e ardhshme. Kam ndjenjën se duhet të punojmë shumë shpejt, dhe të fitojmë një ndeshje".
Më pas ai shpjegoi paraqitjen e ekipit të tij: "Kemi krijuar shumë raste. Në dy ndeshjet e fundit kemi luftuar. Sot Pedro Neto luajti shumë mirë dhe u përpoqëm me të gjatë javës dhe shkoi mirë me të. Por ne nuk fituam dhe duhet të zhgënjehemi."
Për arsyet e humbjes, ai shtoi: "Nëse nuk jeni klinikë, ky kampionat është gjithmonë i hapur, nëse gabon ndëshkohesh, siç bëmë në golin e dytë për fat të keq. Kur kemi një shans, duhet ta shfrytëzojmë.
Edhe një herë sot treguam se mund të jemi më të mirë për pjesë të gjata të lojës. Por nuk mjafton, performanca duhet të jetë e plotë. Ne duhet të shënojmë gola kur kemi një moment, por mendoj se nuk kemi pasur mundësi dhe nuk mbrojmë mirë".
Për situatën e portierit, me Jorgensen protagonist negativ: "A jam i shqetësuar? Jam i shqetësuar gjithmonë, edhe kur fitonim ndeshjet, isha i shqetësuar. Tani me siguri. Problemi me portierët është, se është një pozicion delikat dhe kur ata bëjnë një gabim, të gjithë e vërejnë. Fatkeqësisht, portieri ynë ka bërë një të tillë, por ky është një gabim, dhe ne do të përpiqemi të qëndrojmë të fortë”.