Haaland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë funta!
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së cilës do të përfitojë rreth 1 milionë funta në javë deri në 2034-ën, Erling Haland është parë në një veturë të re.
Pasi u kthyen nga Madridi, të gjithë lojtarët e Sitit kanë udhëtuar në shtëpitë e tyre me veturat personale.
Kuriozët kanë vërë re se Haland mori Aston Martin DBX 707 edicionin special të makinave të sigurisë që shikojmë në cirkuite gjatë garave të Formulës 1.