Kaljari dhe Juventusi kanë barazuar dy ndeshjet e tyre të fundit në Serinë A, pas pesë fitoreve radhazi të bardhezinjve.
Vetëm një herë kanë barazuar të paktën tre ndeshje radhazi në Serinë A, midis 1990 dhe 1992 (një seri që arriti në pesë). Që nga fillimi i dekadës së fundit,
Kaljari ka fituar vetëm një nga 26 ndeshjet e tij kundër Juves në Serinë A (B5, H20), duke humbur në 20 raste. Gjatë kësaj periudhe, vetëm Lacio (22) i ka mposhtur më shumë. Kajljari është i pamposhtur në dy nga katër ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventusit në Serinë A (1F, 1B), pas tetë humbjeve radhazi.
Pasi e mbylli 2024 me katër humbje radhazi, që nga fillimi i vitit të ri Kaljari ka humbur vetëm dy nga shtatë ndeshjet e Serisë A (3F, 2B). Pas 0-0 në javën e fundit, Kaljari mund të arrijë 2 ndeshje radhazi pa pësuar gol me të njëjtin trajner për herë të parë që nga maji 2021, nën drejtimin e Leonardo Sempliçit. Juventusi, pas tri fitoreve radhazi, nuk ka arritur të paktën katër suksese radhazi në Serinë A që nga periudha dhjetor 2023-janar 2024. Kaljari fitoi ndeshjen e fundit në shtëpi në Serinë A, 2-1 kundër Parmës, dhe nuk ka arritur dy fitore radhazi në shtëpi që nga tetori-nëntori 2023, me Klaudio Ranierin në stol.
Juventusi, fitues në Komo në ndeshjen e fundit jashtë fushe, nuk ka arritur ende dy fitore radhazi si mysafirë në këtë kampionat. Hera e fundit që pati sukses të tillë ishte midis dhjetorit 2023 dhe janarit 2024 (tre në atë rast). Juventusi është skuadra e vetme që ende nuk ka pësuar një gol nga jashtë zonës këtë sezon në pesë ligat më të mira europiane. Goli i fundit i pësuar nga distanca nga bardhezinjtë daton më shumë se një vit më parë (Folorunsho me Hellas Veronën më 17 shkurt 2024).
Juventusi mund të bëhet skuadra e parë që pëson dy gola në Serinë A nga Roberto Pikoli, i cili deri më tani ka shënuar 19 gola kundër 19 kundërshtarëve të ndryshëm në këtë kompeticion. Ai shënoi në ndeshjen e tij të parë në Serinë A kundër bardhezinjve, më 22 maj 2023, i veshur me fanellën e Empolit, duke shënuar në kohën shtesë pasi hyri si zëvendësues në minutën e 88-të. Përpara Randal Kolo Muanisë (5 gola dhe 1 asist), lojtari i fundit i Juventusit që ka qenë i përfshirë në të paktën një gol (midis golave dhe asistimeve) në secilën prej katër paraqitjeve të tij të para për Juventusin në Serinë A, ka qenë Azamoah në 2012.