Tirana vazhdon “zhytjen” në fundin e tabelës

- Bota Sot

Tirana vazhdon “zhytjen” në fundin e tabelës

Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia ulën siparin e javës së 26-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Kampionët në fuqi të Egnatias u mposhtën në Korçë nga Skënderbeu me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja Teuta – Tirana në “Niko Dovana” u mbyll me fitoren e durrsakëve 2-1.

Të premten u luajtën tre ndeshjet e tjera të javës së 26-të. Dinamo City u rikthye te fitorja, pasi triumfoi ndaj Laçit në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-0.

Bylis arriti të triumfonte me përmbysje në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit, duke fituar 3-2. Takimi Vllaznia – AF Elbasani në “Loro Boriçi” u mbyll në barazim 1-1.

Përsa i përket renditjes, Teuta shkon në kuotën e 27 pikëve dhe ngjitet në vendin e 8-të, duke lënë Tiranën në të 7-tin me 26 pikë. Në krahun tjetër, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 23 pikë, pas fitores ndaj Egnatias.

Këta të fundit mbajnë vendin e parë me 48 pikë, 3 më shumë se Vllaznia që është ndjekësi më i afërt.



Read it all at Bota Sot