Muller flet për ndeshjen në Champions

- Bota Sot

Muller flet për ndeshjen në Champions

Sulmuesi i Bajernit Thomas Muller nuk mund të mos jepte një deklaratë në lidhje me duelin kundër Leverkusen në Champions.

“Leverkusen është padyshim favorit për ekspertët e futbollit këtu në Gjermani. Nuk kam dyshime për këtë.

Ne na cilësojnë ekip i paqëndrueshëm.

Padyshim që do ia vërtetojmë të kundërtën ekspertëve në fushë ndaj kampionëve në fuqi të Bundesligës.

Kjo do ishte replika më e mirë. I bindur se ekipi do japi gjithçka për të avancuar në fazën tjetër.

Pastaj në ndeshje të tilla kërkohet edhe pak fat.

Mos të harrojmë, finalja luhet në Mynih”, përfundoi mes të qeshurash Thomas Muller..



Read it all at Bota Sot