Oltijon Kërnaja është trajneri i ri i Valbonës.
Pasi mbylli aventurën e tij me Laçin si ndihmës-trajneri i Francesco Morieros, Kërnaja tashmë nis një aventurë të re në Kategorinë e Parë.
Kujtojmë se Kërnaja ka qenë edhe më parë pjesë e stafit të Valbonës, por si ndihmës-trajner.
Tashmë, është ai vetë që merr në dorë “frenat” e ekipit verior, që sot do të përballen me Vorën.
Valbona do të luajë ditën e sotme në shtëpi përballë Vorës sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë së Parë. Kërnaja do të provojë që në debutim të mos dalë pa pikë.