Real Madrid po vazhdon të eksplorojë opsione për të forcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm dhe ditët e fundit një emër i madh është shfaqur në orbitën e klubit: Virgil Van Dijk.
Sipas informacioneve të Fabrizio Romano, skuadra madrilene po konsideron nënshkrimin e qendërmbrojtësit holandez si një zgjidhje afatshkurtër për situatën aktuale që kanë në repartin e mbrojtjes.
Lëndimi i rëndë i Eder Militao dhe problemet e vazhdueshme fizike të David Alaba e kanë detyruar bordin të kërkojë alternativa të besueshme për prapavijën.
Florentino Perez e ka të qartë se Van Dijk do të përfaqësonte një mundësi interesante në treg. Në moshën 33-vjeçare, mbrojtësi i Liverpool është ende një referencë në pozicionin e tij dhe transferimi i holandezit mund të rezultojë një lëvizje e shkëlqyer e “Los Blancos”.
Megjithatë, për momentin nuk ka negociata të avancuara mes palëve, por tashmë holandezi është në radarin e Real Madridit.