Grevë në aeroportet e Dusseldorfit dhe Këlnit, anulohen 106 nga 168 fluturime

- Bota Sot

Grevë në aeroportet e Dusseldorfit dhe Këlnit, anulohen 106 nga 168 fluturime

Aeroportet ndërkombëtare në Këln dhe Dyseldorf në shtetin gjerman të Rhine-Westfalisë u bllokuan sot për shkak të grevave paralajmëruese 24-orëshe të punonjësve të sektorit publik.

Në aeroportin Këln-Bon, ku greva filloi të dielën në mbrëmje, 106 nga 168 ngritje dhe ulje të planifikuara janë anuluar, dhe vonesa të mëtejshme, anulime ose devijime janë të mundshme, tha aeroporti, përcjell Deutsche Welle.

Një grevë paralajmëruese në aeroportin e Dyseldorfit filloi këtë mëngjes në orën 3:00 të mëngjesit dhe u njoftua se një e treta e gjithsej 334 fluturimeve do të anulohej gjatë periudhës së grevës.

Të dy aeroportet u kërkuan pasagjerëve që të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre me kompaninë e tyre ajrore ose operatorin turistik përpara se të nisen për në aeroport.

Sindikata gjermane “Verdi” ka kërkuar rritje tetë për qind të pagave për punëtorët e sektorit publik, që është të paktën 350 euro më shumë në muaj, si dhe shpërblime më të larta për punë veçanërisht stresuese dhe tre ditë pushime shtesë.

Sindikata thekson se në ndalesën e sotme të punës marrin pjesë rreth 400 punonjës në administratën, check-in, mirëmbajtjen e avionëve, transportin e pasagjerëve dhe ekuipazhit, si dhe trajtimin e bagazheve



Read it all at Bota Sot