Mesfushori i Manchester United Bruno Fernandes, u shpreh pas barazimit 2-2 me Everton se skuadra duhet të reagojë, pasi për të shpëtuar sezonin duhen pikë.
“Çdo pikë tani është vendimtare për ne, sepse jemi në një pozicion shumë të vështirë për ne.
Çdo pikë ka rëndësi për ne tani.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se pozicioni në të cilin jemi nuk është më i miri, nuk është aty ku duhet të jetë klubi. Ne duhet të kërkojmë më shumë nga vetja”.