BE pezullon sanksionet ndaj sektorëve kyç të Sirisë

- Bota Sot

BE pezullon sanksionet ndaj sektorëve kyç të Sirisë

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se po pezullon sanksionet ndaj sektorëve të energjisë, transportit dhe sektorit bankar të Sirisë, për të ndihmuar rindërtimin e vendit pas rënies së regjimit të Bashar Asadit.

Në një deklaratë, BE tha se masa synon "të lehtësojë angazhimin me Sirinë, njerëzit dhe bizneset e saj në fushat kryesore të energjisë dhe transportit, si dhe të lehtësojë transaksionet financiare dhe bankare të lidhura me sektorë të tillë dhe transaksionet e nevojshme për qëllime humanitare dhe rindërtimi", transmeton AA.

Dispozitat kryesore të vendimit të sotëm përfshijnë pezullimin e masave sektoriale që prekin sektorët e energjisë dhe transportit, të cilët përfshijnë naftën, gazin, energjinë elektrike dhe infrastrukturën e transportit.

Për më tepër, pesë entitete siriane, duke përfshirë Bankën Industriale, Bankën Popullore të Kreditit, Bankën e Kursimeve, Bankën e Kooperativës Bujqësore, si dhe kompania Sirian Arab Airlines, janë hequr nga lista e organizatave të sanksionuara të BE-së.

Masa lehtëson gjithashtu transaksionet financiare me Bankën Qendrore të Sirisë për qëllime humanitare dhe rindërtimi.

Për më tepër, BE-ja ka vendosur të zgjasë pafundësisht përjashtimin humanitar, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet humanitare.



Read it all at Bota Sot