Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti ndeshjen jubilare, të 100 me fanellën e Mallorcas të hënën mbrëma në La Liga.
Muriqi luajti deri në minutën e 77-të te Mallorca që barazoi 1:1 në udhëtim kundër Sevillas.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 25-të të elitës së futbollit spanjoll.
Një pikë Mallorca e fitoi falë golit të minutave shtesë.