Në vitin 1994, Benfica vendosi, pas konsultimit me lojtarin, ta shiste Rui Costa, pasi klubi kishte nevojë të dëshpëruar për para. Rui Costa iu premtoi tifozëve dhe presidentit se një ditë do të kthehej te klubi i tij i dashur…
Në atë kohë, ai ishte pranë një transferimi te Barcelona, por në momentin e fundit u nis drejt qytetit italian të Firences, duke firmosur me Fiorentinën, e cila kishte ofruar më shumë para.
Portugezi shkëlqeu në Serie A, ata që e ndoqën futbollin atëherë e dinë sa shumë asiste i dha Gabriel Batistutës dhe sa e pabesueshme ishte dyshja që formuan së bashku.
Kjo ndodhi deri në vitin 2001, kur u transferua te Milani, ku u bë dirigjenti i skuadrës, duke fituar Serie A dhe Ligën e Kampionëve me ta. Pavarësisht gjithë kësaj, ai kurrë nuk e harroi premtimin që kishte bërë. Në vitin 2006 kontaktoi presidentin e Benfica dhe i tha se po kthehej.
Presidenti i tha: “Do të takohemi për të diskutuar kontratën dhe pagën tënde”. Rui Costa iu përgjigj: “Më paguani sa të doni, ju vendosni shumën, nuk ka rëndësi”. Dhe në vitin 2021, ai vetë u bë president i Benfica. Një nga historitë më të bukura të besnikërisë, me një nga mesfushorët më të mëdhenj në histori.