Trajneri Guardiola zbulon objektivin e City

- Bota Sot

Trajneri Guardiola zbulon objektivin e City

Sezoni mund të quhet i kompromentuar për ekipin e Manchester City, që u eliminua nga Champions League dhe tashmë nuk ka asnjë shans real për të mbrojtur titullin në Premier League. Humbja ndaj Liverpool e la lënë City 20 pikë pas “reds”.

Ndaj, trajneri Pep Guardiola ka vendosur objektiva të tjerë për skuadrën e tij, ku më madhori për pjesën e mbetur të sezonit është kualifikimi në Champions League sezonin tjetër.

City është aktualisht në vendin e katërt dhe i kualifikuar, por rivaliteti është I madh, ndërkohë që rezultatet kanë qenë me luhatje. “Tashmë e rëndësishme është të ruajmë këtë pozicion deri në fund”, tha Guardiola.

“Nuk është e lehtë pasi ka katër ose pesë ekipe që luftojnë, por është ajo që është.

Ne do të përpiqemi. Nëse ndodh, është sepse e meritojmë, nëse jo, sepse nuk ishim mjaftueshëm të mirë. E thjeshtë“, tha Guardiola.



Read it all at Bota Sot