Reagimi i Benzema, ndaj deklaratave të CR7

- Bota Sot

Reagimi i Benzema, ndaj deklaratave të CR7

Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo kanë ndarë vite të lavdishme te Real Madridi, duke fituar tituj, shënuar gola dhe pasur respekt të ndërsjellë. Megjithatë, reagimi i sulmuesit francez, kur u pyet për deklaratat e fundit të CR7, ku ai pohonte se ishte lojtari më i mirë në histori, ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste me “TNT Sports BR”, Benzema nuk hezitoi të jepte mendimin e tij: “Secili thotë çfarë të dojë.

Nëse ai mendon se është më i miri në histori? Për mua, për shembull, më i miri është Ronaldo, ai i Brazilit”.

Francezi gjithashtu u përpoq të shmangte krahasimet mes lojtarëve dhe theksoi respektin e tij për karrierën e Cristianos: “Nuk më pëlqen të bëj krahasime mes lojtarëve. Mendoj se secili ka historinë e vet, edhe ai ka të tijën. Është një lojtar shumë i mirë”.

Fjalët e Benzema kanë shkaktuar reagime të ndryshme, me disa tifozë që mbështesin opinionin e tij se Ronaldo Nazário është më i miri, ndërsa të tjerë besojnë se Cristiano e meriton këtë vlerësim.



Read it all at Bota Sot