Ish-portieri italian Gigi Buffon thotë se do të ishte një histori e bukur në rast se Atalanta e fiton titullin e kampionit në Itali.
“Atalanta fiton titullin?
Do të ishte një histori e bukur sportive, por nuk do të ishte një surprizë e madhe. Nëse ata do të arrinin një rezultat të tillë, do të ishte fryt i një plani dhjetëvjeçar,” u shpreh Buffon.
Ai gjithashtu kujtoi suksesin e madh të Atalantës sezonin e kaluar, kur ekipi nga Bergamo fitoi Europa League, një trofe i rëndësishëm që nuk ishte fituar nga asnjë ekip italian që nga triumfi i Parmës.
Atalanta, nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit, ka treguar një rritje të vazhdueshme dhe ka konsoliduar pozicionin e saj si një nga skuadrat më konkurruese në Serie A dhe në arenën evropiane.
Me një projekt afatgjatë dhe një skuadër të harmonizuar, ëndrra e Scudettos duket gjithnjë e më reale për klubin nga Bergamo.