Shpreson në suksese

- Bota Sot

Shpreson në suksese

Robin van Persie, ka folur për herë të parë si trajner i ri i Feyenoord-it.

Ish-ylli holandez thotë së është i lumtur që do ta drejtojë Feyenoord-in. Ai premton se do të jep maksimumin në krye të kësaj skuadre.

“Dita dhe nata ime do t’i kushtohen këtij ekipi. Mezi pres. Jam plotësisht i vetëdijshëm që duhet të japim gjithçka. Jam jashtëzakonisht i lumtur”, deklaroi ish-sulmuesi i njohur.

I pyetur për referencat e tij në botën e trajnerit, Van Persie përmendi disa nga trajnerët me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij si lojtar.

“Kam mësuar shumë nga Sir Alex Ferguson. Mendoj se ajo që them duhet të ketë peshë, dhe kjo është ajo që dua të arrij. Kam punuar me shumë trajnerë të mirë. Do të doja të kisha një copë letre me vete për të mbajtur shënim gjithçka. Arsene Wenger ishte shumë i mirë në dhënien e sigurisë ekipit, dhe përpiqem ta marr me vete këtë cilësi”, theksoi ai.

Me eksperiencën e tij të pasur në futbollin elitar dhe njohuritë e fituara nga trajnerët legjendarë, Van Persie synon ta udhëheqë Feyenoordin drejt sukseseve të reja.



Read it all at Bota Sot