Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

- Bota Sot

Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

Muharrem Jashari është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Ukrainës.

Futbollisti kosovar dha kontribut të madh në fitoren e LNZ Cherkasy ndaj Rukh Lviv me rezultat 1:0.

Në ndeshjen e së shtunës, në kuadër të xhiros së 18-të, përfaqësuesi kosovar e dhuroi asistimin për golin e fitores, të shënuar qysh në minutën e tretë nga Vyacheslav Tankovskiy.

Për këtë, faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Sofascore e ka përfshirë 27 vjeçarin në ekipin ideal të javës së 18-të, duke e vlerësuar me notën 8.2.



Read it all at Bota Sot