Edlir Tetova nuk e bën “dramë” humbjen në Korçë

- Bota Sot

Edlir Tetova nuk e bën “dramë” humbjen në Korçë

Egnatia do të rpesë në “Egnatia Arena” skuadrën e Bylisit për të bërë mes tyre llogaritë e çerekfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë. Duel ky që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 13:30 dhe që merr vëmendjen e tifozëve.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur Edlir Tetova. Timonieri i rrogozhinasve ka theksuar se ekipi do të rikthehet shpejt te rezultatet pozitive dhe humbja në Korçë ishte në “incident”.

S ai takon duelet me ballshitoët, Tetova bën të ditur se do të luajë me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion. Ndër të tjera ka nënvizuar se do të jetë ekipi i tij që do të kalojë në fazën tjetër të Kupës.

“Kemi analizuar ndeshjen e Korçës, por fokusimi është te ndeshja e nesërme dhe do të bëjmë më të mirën. Mini krizë jo, ishte një ndeshje e dobët e jona, por janë gjëra që ndodhin. Mendoj që duhet të jemi të përqëndruar te ajo që shfaq skuadra jonë, çdo ekip ka objektivin e vet, mendoj të kalojmë shpejt nga kjo dhe ti rikthehemi ndeshjes së nesërme me shumë përqëndrim.

Përderisa ndeshja është e hapur, me dy takime, gjithçka mund të ndodh, nesër është Egnatia më e mirë në fushë dhe ne jemi të përqëndruar te ajo ndeshje. Asgjë ska mbaruar, kemi marrë një rezultat të mirë në Ballsh, por vështirësia do të jetë nesër.

Mendoj nuk ka shpërqëndrim, ka fokus më shumë se sa duhet, kemi ndeshje të rëndësishme nesër, se duhet të kalojmë në fazën tjetër dhe rotacion do të ketë shumë pak.

Nuk do ta theksoj që Guindo nuk është përshtatur, por ka pasur gjendje gripale dhe ka mbetur pak mbrapa, por të gjithë presim nga ai”, ka përfunduar timonieri i kampionëve.



Read it all at Bota Sot