Morata për largimin nga Milanin

- Bota Sot

Morata për largimin nga Milanin

E shkurtër, por intensive.

Kështu mund të përmblidhet aventura e Álvaro Moratës te Milani. I ardhur si kapiten i kombëtares spanjolle, që sapo kishte fituar “Euro 2024”, sulmuesi i larguar nga Atletico Madridi nuk i përmbushi pritshmëritë gjatë muajve të tij në Milano.

Në 1500 minuta të zhvilluara në të gjitha garat, ai shënoi vetëm 6 gola dhe dha 2 asistime, duke kontribuar me një gol çdo dy ndeshje.

Të gjithë prisnin më shumë nga spanjolli, i cili përveç golave duhej të sillte edhe lidershipin e tij në dhomat e zhveshjes, një mision që nuk u realizua, sigurisht jo vetëm për fajin e tij.

Si rezultat, aventura e Moratës te Milani përfundoi pas vetëm 6 muajsh. Në janar, ai u transferua te Galatasaray. Në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, sulmuesi foli për kalimin e tij në Turqi dhe përvojën në Milano:

“Jam shumë i lumtur që erdha këtu. Po përjetoj një eksperiencë që fillimisht mund të dukej ndryshe, por kam gjetur një vend të mrekullueshëm, një klub të jashtëzakonshëm dhe tifozë shumë pasionantë”.

Më pas, ai sqaroi dy transferimet e tij brenda gjashtë muajve, duke shpjeguar çfarë nuk shkoi mirë: “Kur u largova nga Atletico Madridi, kisha nevojë për një ndryshim. Trupi dhe mendja ma kërkonin. Ndonjëherë marrim vendime më të sakta ose më pak të sakta, por në fund besoj se opinioni i spanjollëve për mua ndryshoi për mirë pas Europianit”.

Duke folur për periudhën e tij te Milani, Morata u shpreh qartë: “Shkova atje për Fonseca, i cili tregoi se më vlerësonte shumë. Megjithatë, pas pak muajsh ai u shkarkua dhe projekti i Milanit ndryshoi. Në fund nuk ndihesha më rehat në Milano, sepse e kisha zgjedhur Milanin prej Fonseca”.



Read it all at Bota Sot