Lichtsteiner ka mbështetjen e Granit Xhakës

- Bota Sot

Lichtsteiner ka mbështetjen e Granit Xhakës

Grinta, fokusi total, një personalitet i fortë: atribute që përfaqësojnë Stephan Lichtsteiner. 

“Ish-ylli i Juventusit mund të kishte sjellë vendosmëri në kombëtaren zvicerane si ndihmëstrajner që nga marsi e tutje.

SFV nuk ishte në gjendje që të arrinte marrëveshje me ish futbollistin që u paraqit 108 për kombëtaren.

“Të premten e kaluar, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, të pranishmit shkëmbyen edhe një herë intensivisht mendimet.

Pasoi një ofertë nga drejtuesit e federatës dhe të hënën në mbrëmje telefonata e fundit nga Pierluigi Tami.

Ajo që ai dëgjoi do të ngrejë pyetje: refuzimi befasues i Lichtsteinerit”, shkruan mediumin zviceran “Blick”.

"Ne folëm me njëri - tjetrin", - konfirmoi Lichtsteiner për “Blick”. 

“Kam vendosur që nuk jam në dispozicion për këtë pozicion për momentin”. 

Granit Xhaka dhe trajneri, u shprehen në favor të Lichtsteinerit në fillim të vitit.



Read it all at Bota Sot