Kristjan Asllani merr vendin e Calhanoglu kundër Lacios

- Bota Sot

Kristjan Asllani merr vendin e Calhanoglu kundër Lacios

Interi do të përballet sot kundër Lacios, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Një ndeshje që pritet me interes, ndërsa edhe Lacio i ka tejkaluar pritshmëritë e këtij sezoni duke performuar më mirë nga çfarë pritej.

Në mediat italiane theksojnë se nga minuta e parë do të jetë sërish Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar do të marrë vendin e Calhanoglu, që po vuan ende pas rikthimit nga dëmtimi.

Turku ndien ende shqetësime dhe Inzaghi do ta lërë që të pushojë, në mënyrë që të mos e rrezikojë për ndeshjet më të rëndësishme në vijim..



Read it all at Bota Sot