Gjoka për lojtarët e Skënderbeut

- Bota Sot

Gjoka për lojtarët e Skënderbeut

Skënderbeu do të përballet nesër me Dinamon në orën 16:30.

Ky takim do të jetë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, teksa kujtojmë se përballja e parë ka përfunduar me fitoren e bardhekuqve 0-2.

Para ndeshjes ka folur trajneri i korçarëve, Ernest Gjoka.

Erdhi një fitore në atë momente që skuadrës i duhej dhe ndaj një skuadre që është ndër më të mira te futbollit shqiptar.

Vazhdoj të besoj dhe këmbëngul që skuadra e ka cilësinë, pavarësisht se ardhjet e reja duan kohën e tyre të përshtaten, por gradualisht duhet të marrim maksimumin. Kjo fitore na jep njëlloj oksigjeni ndryshe dhe na përgatit për ndeshjet e tjera që janë akoma më të vështira.

Ndeshjet e Kupës janë komplet ndryshe nga kampionati. Dhe pse rezultati në favor tonë 0-2, mos harroni kemi përballë një skuadër që di të interpretojë ndeshjen mirë. Ka një filozofi loje të ndërtuar me kujdes nga trajneri i tyre dhe është skuadër që duhet vlerësuar maksimalisht. Kemi objektivat tonë dhe duam me patjetër ta kalojmë këtë tur, do bëjmë maksimumin.

Kampionati është objektivi kryesor, Skënderbeu duhet të dalë nga kjo vorbull e keqe, për të qenë pjesë e Superligës në vitin tjetër. Në këto kushte që jemi, pse mos të vazhdojmë dhe të kërkojmë maksimumin e ndeshjes tjetër. Të kalojmë këtë ndeshje dhe me dëshirën e futbollistëve dhe pastaj gradualisht shikojmë si do jetë situata.

Nuk mendoj se lojtarët nuk kanë dëshirë për maksimumin. E them dhe e përsëris, jo për justifikuar futbollistët as veten dhe stafin, por është ngërç shumë i madh. Ta gjesh një skuadër në vend të fundit, është ngërç shumë i madh për ta nxjerrë nga ky handikap.

Nuk është se kemi pasur vazhdimësi në rezultat. Dhe ardhjet e reja deri në fund të janarit, nuk janë përshtatur akoma 100% me skuadrën sepse nuk mundet. Ky është proces. Ama shikoj seriozitet, dëshirë dhe kuptoj se Skënderbeun duhet patjetër ta mbajmë në Superligë. Problemet e tjera gjatë lojës, presioni, tensioni, janë normale.

Ne kujtojmë se janë burra, por akoma janë fëmijë, janë me mosha të re. Akoma nuk e kuptojnë dhe nuk e ndjejnë peshën, ose e ndjejnë më shumë se duhet. E gjithë kjo është ajo që e them vazhdimisht, presion i madh psikologjik.

Që ta kuptosh duhet të jesh vetë në këtë botë dhe ta kuptosh se kur hyn dhe luan në ndeshje, edhe duhet patjetër 3 pikëshi, është gjë tjetër. Se është gjë tjetër kur luan komod, dhe truri që udhëheq gjithçka është më i qetë. Kur ti duhet me patjetër çdo ndeshje ta fitosh, kjo sjell ngarkesë shumë të madhe psikologjike”, u shpreh Gjoka.



Read it all at Bota Sot