Lot e emocione

- Bota Sot

Lot e emocione

Gjyqtari i futbollit të Kosovës, si dhe ish-futbollist i Rilindjes, Rilind Berisha ka ndërruar jetë para disa ditësh.

Atij iu dha lamtumira edhe në stadium, në njërin nga vendet më të dashura për të.

Dy skuadrat istogase, KF Rilindja dhe FC Istogu, në përballjen e sotme, kanë nderuar të ndjerin.

Ata u futën në fushë me bluza me foton e tij, e në stadium të pranishëm ishin edhe familjarët e Rilindit.

Ky veprim i ekipeve dha emocione të forta. Ndeshja përfundoi me fitoren e FC Istogut me rezultat 0-2.



Read it all at Bota Sot