Amorim rrezikon shkarkimin

- Bota Sot

Amorim rrezikon shkarkimin

Manchester United po kalon një tjetër sezon për t’u harruar.

Nuk ka pasur efekt as largimi i Ten Hag dhe ulja në stol e Ruben Amorim, por është e qartë se në këtë formë nuk mund të vazhdohet pafundësisht pasi United vijon rënien e lirë.

Në këto kushte, sipas mediave, drejtuesit e klubit po mendojnë për një tjetër ndryshim.

Nëse Amorim nuk e përmbys shpejt situatën nuk është një çudi që në krye të United të ulet një tjetër trajner.

Sipas Relevo, Xavi Hernandez është opsioni i parë në rast largimi të Amorim. Ish-mesfushori pas eksperiencës te Barcelona mund të tentojë të nisë një aventurë te United.



Read it all at Bota Sot