Gjoka pas eliminimit nga Kupa: Ata që luajtën do ta mbajnë gjatë në mendje këtë ndeshje

- Bota Sot

Gjoka pas eliminimit nga Kupa: Ata që luajtën do ta mbajnë gjatë në mendje këtë ndeshje

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, ka pranuar pas ndeshjes se Kupa e Shqipërisë nuk i interesonte aspak ekipit të tij, i përfshirë plotësisht në luftën për mbijetesë.

“Po e them sinqerisht që nuk mundeshim dot të ishim në dy kompeticione, nuk kisha as skuadrën e plotë, se Bismark i dëmtuar e disa me viroza. Do ishte vetëvrasje nëse do të sakrifikoja skuadrën sot, duke llogaritur që nga e diela në të dielën tjetër ka tre ndeshje që për ne do të jenë jetësore për Skënderbeut.

Akademia U19 që nuk është rastësi që është e para në kampionat, ka disa lojtarë që janë cilësorë e ndoshta 2 apo 3 kanë qenë gjithë kohës në fokus. Sot ishte test për ta që t’i shohim për të ardhmen, mendoj se ka disa lojtarë interesantë për t’u pasur në vazhdim.

Edhe vetë skuadra ishte në dijeni të sforcos që ka për momentin skuadra e parë edhe atë që kërkohet të bëhet, dhe duke parë lojtarët kryesorë të skuadrës me problematika fizike, nuk mundja dot të rrezikoja dhe nuk e merrja këtë rrezik përsipër.

Ishin dy skuadra të ndryshme, ishte një skuadër ku ishin thuajse të gjithë titullarë të U19. Nuk ka për të lënë, por të gjithë çunat sot ishin të ndërgjegjshëm për mundësitë fizike që kishin për këtë ndeshje.

I falënderoj djemtë e ekipit të U19 se me dëshirë dhe sakrificë luajtën. Ata do ta mbajnë gjatë në mendje një përfaqësim me Skënderbeun, edhe pse u thashë bëni maksimumin se po e nisnin me rezultat pozitiv. Po duket se aq ishin mundësitë për sot”, tha Gjoka.



Read it all at Bota Sot