Nuk është zhvilluar ballafaqimi i paraparë në orën 18,00 mes Bokelit të Kotorrit dhe Deçiqit nga Tuzi.
Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Deçiqi, ishte mysafire e Bokelit në kuadër të javës së 21-të të Kampionatit të Malit të Zi.
“Bokeli SBBet - Deçiqi AdmiralBet - shtyhet për shkak të fushës së dobët”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet së shpejt mes këtyre skuadrave luftojnë për një vend në garat evropiane.