Juventusi tronditet, eliminohet nga Empoli i lojtarit shqiptar

- Bota Sot

Juventusi tronditet, eliminohet nga Empoli i lojtarit shqiptar

Senzacion në Kupën e Italisë. 

Empoli është kualifikuar në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Italisë.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras (1:1). 

Juventusi me penallti pësoi humbje me rezultat 4:2.

Maleh (24’) shënoi për Empolin dhe Thuram (66) për Juventusin.

Adrian Ismajli u paraqit 46 minuta për Empolin.

Nga penalltitë, për Empolin shënuan Henderson, Kouame, Cacace e Marianucci dhe për Juven Kolo MUani, Locatelli; dështuan Vllahoviq e Yilldiz.



Read it all at Bota Sot