Besfort Zeneli ka të drejtën për të veshur fanellën e Suedisë në vazhdim. Lojtari i talentuar mori dritën jeshile nga FIFA, ndërsa kishte shprehur më parë dëshirën për të mos luajtur te Kosova.
Kujtojmë se më parë Zeneli ishte pjesë e kontigjentit U-21 te Kosova.
Mesfushori shtatlartë është vëllai i Arbër Zenelit. Për këtë të fundit kishin lindur pakënaqësitë, pasi nuk ishte pëlqyer trajtimi i tij te “Dardanët”.
Besfort Zeneli e ka kaluar të gjithë karrierën e tij tek Elfsborg.
Tashmë 22-vjeçari do të qëndrojë në pritje të ftesës nga Suedia.