Partizni do të luajë në transfetë ndaj Elbasnit në kuadër të javës së 27-të të kampionatit.
Duel ky që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë në orën 17:00.
Kjo përballje për Arbër Abilaliajn dhe ekipin e kuq është shumë e rëndësishme, pasi kryeqytetasit kërkojnë të bëjnë “autokritikën” dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat.
Nuk do të jetë e lehtë përballë një skuadre që fitoren e ka “jetike”, por ka lajme të mira për “Demat” para këtij takimi.
Blessing Eleke prej një jave tashmë stërvitet plotësisht me grupin tjetër të skuadërs dhe me shumë gjasa ndaj verdhebluve ditën e shtunë do të mund të bëjë debutimin e tij.
Ky ësgtë një përforcim brenda grupit për Abilaliajn, i cili për pjesën e mbetur të sezonit mund të llogarisë edhe shërbimet e afrimit të janarit, i cili deri më tani po rikuperohej nga një dëmtim.