Të shtunën KF Besa sfidon Vardarin

- Bota Sot

Të shtunën KF Besa sfidon Vardarin

Stadiumi “Todor Proeski” do të mbyllet prej ditës së diel për ekipet e Ligës së Parë, për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen eliminatore të Botërorit të vitit 2026, kur takohen kombëtaret e Maqedonisë dhe Uellsit.

Me këtë rast, përballja në mes Vardarit dhe Besës nga Dobërdolli, do të zhvillohet të shtunën (1 mars).

“Kuqezinjët” pas fitores 1-0 ndaj Silekst në Kupën e Maqedonisë, do të kenë një ditë më pak për tu përgatitur për duelin e vlevshëm për mbijetesë në Ligën e Parë. Ndeshjet e tjera të javës së 21-të do të zhvillohen gjatë ditës së diel.

Me mbylljen e stadiumit “Todor Proeski”, skuadrat e Vardarit dhe Rabotniçkit, do të zhvillojnë përballjet e tyre në stadium tjetër në Shkup ose jashtë kryeqendrës së Maqedonisë.



Read it all at Bota Sot