Liam Delap, në krye të listës së dëshirave të skuadrës londineze

- Bota Sot

Liam Delap, në krye të listës së dëshirave të skuadrës londineze

Çellsi ka vendosur të transferojë minimum një qendërsulmues në afatin kalimtar veror, pasi nuk janë të kënaqur me Nikolas Xheksonin.

Shumë emra janë përfolur se mund të transferohen nga Çellsi, megjithatë favoriti mbetet Liam Delap, i cili po shkëlqen në Ligën Premier këtë edicion.

Sulmuesi i talentuar anglez është sensacion në Premier Ligë, ku deri tani ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në 25 ndeshje.

“The Sun” ka raportuar se Delap është në krye të listës së dëshirave të skuadrës londineze për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu lidhja e sulmuesit me trajnerin Enzo Mareska është shumë e fortë, pasi që të dy kanë punuar së bashku në Akademinë e Man. Sitit. Për të arritur deri te Delap,

Çellsi është gati të shpenzojë 60 milionë euro në afatin kalimtar veror. Gjithsesi në garë për sulmuesin anglez janë edhe klubet e tjera të mëdha si Arsenali, Man. Junajted dhe Liverpulli.



Read it all at Bota Sot