Manchester City nis revolucionin e madh

- Bota Sot

Manchester City nis revolucionin e madh

Manchester City nuk dorëzohet. Edhe pse ky sezon do të mbyllet pa trofe, në “Etihad Stadium” po investojnë që ringritja të jetë e sigurt në sezonin e ardhshëm.

Sot klubi anglez njoftoi zyrtarisht transferimin e talentit argjentinas, Claudio Echeverri, i cili është blerë nga River Plate.

Ai ka një vit që ka arritur zyrtarisht akordin me “The Citizens”, fillimisht i huazuar, por tashmë do të jetë një nga alternativat e Pep Guardiolës në sulm.

Echeverri debutoi për River Plate në janar të vitit të kaluar dhe City e bleu për 18.5 milionë euro. Kontrata e tij vlen deri në qershor 2028.

Tani ai do të nisë aventurën e tij te City dhe do të veshën fanellën me numrin 30. “Nuk e pëshkruaj dot me fjalë sesa i emocionuar jam që po luaj këtu në Mançester”, deklaroi ai në prezantimin e tij.



Read it all at Bota Sot