Sveçla, ka thënë se gjatë aksionit të sotëm Policia ka konfiskuar uniforma e pajisje ushtarake, armë, municione, por edhe dokumentacione që dëshmojnë se “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive në Kosovë.
“Serbia vazhdon të strehojë kryeterroristin Milan Radoiçiq, që është kupola e gjithë këtij organizimi i cili po mundohet që mbetjet e grupeve terroriste t’i mbajë të gjallë qoftë në territorin e Kosovës apo të Serbisë.
Mbesim të vendosur dhe të përkushtuar që siguria të mbretërojë në çdo cep të Republikës. Tash do të vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjithë grupin që janë të përfshirë në këtë aktivitet”, tha Sveçla.