Mësohet emri i parë në listën e selektorit të Kosovës

- Bota Sot

Mësohet emri i parë në listën e selektorit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje gjatë muajit mars, të dyja kundër Islandës.

Këto dy ndeshje, Kosova do t’i luajë në kuadër të play-offit në Ligën e Kombeve.

Nëse mposht Islandën pas dy ndeshjeve, Kosova do të kalojë në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi përfundoi e dyta në një grup me Rumaninë, Qipron e Lituaninë në Ligën C.

Për këto dy ndeshjet e muajit mars, lista e kombëtares ende nuk është publikuar, përveç një emri.

Bëhet fjalë për Lirijon Abdullahun, i cili deri më tash e ka përfaqësuar kombëtaren e Kosovës U17.

Ai është ftuar nga Franco Foda për ndeshjet e muajit mars, me vetë lojtarin që e ka publikuar ftesën në rrjetet sociale.

Abdullahu është 16-vjeçar dhe luan te Stuttgart Kickers U17.

Lirijoni luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, derisa deri më tash ka shënuar 11 gola në 16 ndeshje në tri nivele të ndryshme.



Read it all at Bota Sot