Arsenali rivalizon Milanin

- Bota Sot

Arsenali rivalizon Milanin

Arsenali është ndër klubet më të interesuara për mbrojtësin e majtë të Ëolvesit, Rayan Ait Nouri, mirëpo kanë konkurrencë të madhe nga Milani.

Sipas “Caught Ofside”, Arsenali ka shfaqur interesim për Ait Nourin që një kohë të gjatë, dhe mund të nënshkruajë me të për 60 milionë euro.

Wolves po kalon një edicion mjaft të vështirë në Premierligë, me lojtarët kyç që mund të largohen gjatë verës, sikurse Matheus Cunha, për të cilin po ashtu ka shprehur interesim Arsenali.

Edhe Milani po ashtu po e konsideron Ait Nourin, pasi nuk e ka të qartë të ardhmen e Theos Hernandezit, i cili do të hyjë nga vera në vitin e tij të fundit në kontratë.

“Caught Offside” po ashtu raporton se Real Madridi i është vënë pas Theos, me Milanin që po e konsideron si zëvendësues mbrojtësin e Ëolvesit.

Milani ende nuk dihet nëse do të shkojë deri në fund të këtij interesimi, shkaku i dobësive financiare në krahasim me klubet e Premierligës.

Edhe Arsenali po ashtu ka në duart e tij talentin e akademisë, Myles Leëis-Skelly, por edhe përforcimin e verës së kaluar, Riccardo Calafiorin.

Oleksandr Zinchenko dhe Kieran Tierney do të largohen me shumë gjasë gjatë verës, andaj parashihet se mund të krijohet vend edhe për një nënshkrim në krahun e majtë të mbrojtjes nga “Topçinjtë”.



Read it all at Bota Sot