A do të rikthehet te Barcelona?

- Bota Sot

A do të rikthehet te Barcelona?

Lionel Messi është lidhur përsëri me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Sulmuesi argjentinas po kalon vitin e dytë në kampionatin amerikan, te skuadra e Inter Miamit.

37-vjeçari ka folur për të ardhmen e tij, ku ka thënë se aktualisht po ndihet mirë dhe është duke i shijuar këto momente te skuadra amerikane, duke mos parashikuar që të bashkohet me Barcelonën.

“E ardhmja ime? Tani ndihem mirë dhe po shijoj çdo moment të karrierës sime”.

“Unë jam duke shijuar klubin, lojërat, shokët e skuadrës, familjen, miqtë… Nuk po i parashikoj gjërat. Unë thjesht e dua dhe e shijoj momentin”, ka deklaruar Messi.

Ai prej se u transferuar te Inter Miami, ka shënuar 36 gola dhe ka bërë 27 asistime.



Read it all at Bota Sot