Tifozët e Milanit protestojnë

- Bota Sot

Tifozët e Milanit protestojnë

Tifozët e Milanit i kanë bërë të qarta ndjenjat e tyre, duke vendosur një banerë jashtë zyreve kryesore të klubit, në të cilin shkruan: “Largohuni, të pavlerë”.

Kjo protestë vjen si pasojë e rezultateve të dobëta nga Milani ndeshjeve të fundit, me klubin që ka dy ndeshje pa fitore në Serie A dhe është eliminuar nga Liga e Kampionëve brenda 10 ditëve.

Barazimi 1-1 me Feyenoordi që i eliminoi nga Liga e Kampionëve, dhe dy humbje 2-1 nga Torino dhe Bologna në Serie A janë rezultatet e fundit nga “Rossonerët”.

Milani aktualisht është në vendin e tetë në tabelë, dhe tani i duhen mesatarisht 2.41 pikë deri në fund të sezonit për të grumbulluar 70 pikë, që ishin të bollshme në tri sezonet e fundit për të siguruar një vend në top katërshe.

 Rezultatet në fushë nuk kanë qenë i vetmi shqetësim. Edhe lidershipi i klubit, më veçanërisht për ata që janë përgjegjës për transferime.

Paulo Fonseca u punësua në verë si trajner i Milanit, i cili u shkarkuar për të lënë vend për Conceiacaon në dhjetor. Edhe ky i fundit është në rrezik për t’u shkarkuar.

Edhe nënshkrimi i lojtarëve të rinj është kritikuar. Alvaro Morata u transferua në verë nga Atletico Madridi, derisa në janar u larguar për te Galatasaray në formë huazimi.

Si pasojë e këtyre ndodhive erdhi deri te protesta e “Curva Sud”, grupit më të madh të tifozëve të Milanit.

Ata e vendosën të njëjtën pankartë edhe në qendrën stërvitore të klubit, dikur gjatë mbrëmjes.



Read it all at Bota Sot