Lippi: Një trajner i madh gjithmonë gjen vend për Nico Pazin

- Bota Sot

Lippi: Një trajner i madh gjithmonë gjen vend për Nico Pazin

Ish-trajneri Marcello Lippi u intervistua nga “Gazzetta dello Sport”, ku ndau mendimet e tij për shumë tema që lidhen me Serie A. Për shembull, Lippi foloi për Como, që ka surprizuar këtë sezon dhe për një nga lojtarët e saj kryesorë, Nico Paz:
“Çfarë shfaqje, çfarë skuadre. Në fillim e pati pak të vështirë si skuadër debutuese, tani nuk ka frikë nga askush. Nico Paz? Një trajner i madh gjithmonë gjen vend për të, siç bëja unë me Zidane”.

Ai gjithashtu komentoi disa trajnerë të tjerë, duke filluar me Allegrin: “E kam thënë gjithmonë se më kujton veten më shumë. Numri një? Si gjithmonë, Ancelotti. Spalletti? Trajneri ideal për këtë Itali, shpesh kam folur me të për futbollin dhe shohim të njëjtën gjë. Më pëlqen ideja e tij e futbollit. Njëri nga Bastoni, Calafiori, Tonali dhe Retegui do të bëhet shumë shpejt top-lojtar”.

Në lidhje me Napoli-Inter, që do të luhet të shtunën, Lippi tha: “Nuk e prisja një përballje të tillë. Sinqerisht, Interi është më i fortë dhe ka një potencial që duhet të dalë në pah. Napoli ka qenë i shkëlqyer duke qëndruar në krye. Sidoqoftë, mos harroni Atalantën…, edhe ajo është për titull”.

Lippi pati një koment edhe për Milanin: “Është e vështirë të interpretohen sezone të tilla, pak të paqarta. Thjesht them se suksesi ose kriza nuk varen nga tre ose katër sulmues së bashku”.

Më pas, iu kërkua të zgjidhte mes Conte dhe Inzaghi: “Antonio ka qenë nxënësi im dhe ishte një referencë, Inzaghin e njoh më pak, por shoh një process të madh zhvillimi tek ai”.

Lippi pastaj foli për mundësinë që Interi të fitojë Ligën e Kampionëve: “Për mua, Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Conte ka rikthyer Napolin në klasifikimin e Spallettit dhe nuk është ‘magji’, por cilësia e propozimit të një trajneri të klasit të lartë. Me një kalendar të ngjeshur, Interi ka një avantazh ndaj Napolit. Unë e kujtoj që kisha lojtarë, të cilët nuk donin të rrinin jashtë formacionit as në miqësore”.

Lippi ka bërë gjithashtu një analizë për Atalantën e Gasperinit: “Një histori speciale, sulmojnë dhe shtypin vazhdimisht si ditën e parë. Më duket e drejtë që Gasperini dëshiron të ndryshojë mjedis, sepse më duket se shumë klube të mëdha janë të interesuara për të”.



Read it all at Bota Sot