Para përplasjes së madhe në Ligën e Kampionëve: Xhaka ia lë Bajernit rolin e favoritit

- Bota Sot

Para përplasjes së madhe në Ligën e Kampionëve: Xhaka ia lë Bajernit rolin e favoritit

Ky duel ka nisur të ndiejë peshën e rëndësisë së tij!

Të mërkurën (ora 21:00, transmetuar në DAZN ose i ndjekur drejtpërdrejt në BILD-Liveticker), do të luhet ndeshja e parë e fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.

Sa i përket favoritëve për këtë përballje të madhe, ylli i Leverkusenit, Granit Xhaka (32 vjeç), ia kalon këtë status skuadrës bavareze!

Zvicerani, gjatë një interviste në emisionin sportiv të ZDF, deklaroi:
"Për mua, favorit është skuadra që kryeson kampionatin – dhe për momentin, nuk jemi ne, por Bayern Munich. Për këtë arsye, ata janë favoritët, edhe pse diferenca në renditje nuk është e madhe."

Duke parë historikun e ndeshjeve të fundit mes këtyre dy klubeve, kjo deklaratë mund të duket befasuese.

Në takimin e fundit mes tyre, dy javë më parë në Bundesligë, Leverkusen dominoi, edhe pse ndeshja përfundoi pa gola. Për më tepër, trajneri Xabi Alonso (43) nuk e ka humbur asnjëherë një ndeshje kundër ish-klubit të tij nga Mynihu. Në gjashtë përballje, skuadra e tij ka regjistruar tre fitore dhe tre barazime.

Po ashtu, Leverkusen vjen pas një fitoreje bindëse 4-1 kundër Eintracht Frankfurtit, duke e çuar në 22 numrin e ndeshjeve pa humbje në Bundesligë.

Xhaka e di se skuadra e tij ka një mundësi të mirë:
"E dimë si të luajmë kundër Bayernit. Trajneri na përgatit shumë mirë. Mundohemi ta zbatojmë këtë në fushë dhe me një mentalitet të fortë të nxjerrim diçka nga ndeshja. Bayernin nuk mund ta ndalosh për 90 minuta, duhet të kesh vullnet dhe uri për të fituar. Në ndeshjet e fundit kundër tyre kemi bërë paraqitje të mira, por kjo do të jetë një sfidë krejtësisht tjetër."

Ai shton:
"Po e presim me padurim këtë ndeshje. Mendoj se është një përballje e ekuilibruar, 50:50. Në Mynih është gjithmonë e vështirë, por duhet të kemi në mendje që kemi edhe një ndeshje në shtëpi dhe duhet të luajmë me mençuri."

Kur gazetarja e ZDF, Lili Engels (28), e pyeti: "Nëse do të ishit lojtar i Bayernit, a do ta shikonit këtë ndeshje sonte?", Xhaka, duke qeshur, u përgjigj:
"Pa dyshim! Ndoshta fillimisht do të kaloja pak kohë me familjen, por më pas patjetër do të isha para televizorit."



Read it all at Bota Sot