Milani ndeshet me Lazion

- Bota Sot

Milani ndeshet me Lazion

Sot në orën 20:45 në stadiumin “San Siro” do të zhvillohet ndeshjes mes Milanit dhe Lazios.

Në vijim të gjitha statistikat e kësaj ndeshje të madhe për fundjavën e Serisë A.

– Milani është i pamposhtur në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Lacios (F 1B), me fitoren e vetme bardhekaltër në që do të vinte më 24 janar 2023 (4-0 në “Olimpico” të Romës).

– Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e fazës së parë më 31 gusht, “Djalli” dhe Lacio mund të barazojnë të dyja ndeshjet e tyre sezonale në Serie për herë të parë që nga 2013-14.

– “Djalli” është i pamposhtur në 33 nga 34 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Lacios në Serie A (22 fitore 11 barazime), me fitoren e vetme të klubit kryeqytetas kundër kuqezinjve në atë periudhë që daton më 3 nëntor 2019 (2-1 me golat e Imobiles dhe Korreas).

– Ekipi kuqezi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit në “San Siro” kundër Lacios (1B), duke përfshirë të katër ndeshjet më të fundit. Vetëm një herë ekipi milanez ka arritur pesë suksesi radhazi në shtëpi kundër lacialëve në Serinë A: midis dhjetorit 1956 dhe janarit 1961.

– Skuadra e Serxho Konseisaos ka fituar ndeshjen e fundit në shtëpi në Serie A (1-0 kundër Veronës) dhe vetëm një herë në këtë kampionat ka fituar të paktën dy ndeshje radhazi në Milano, midis shtatorit dhe tetorit (seri prej tre suksesesh).

– Ekipi i Baronit ka barazuar dy ndeshjet e fundit të kampionati dhe nuk ka shënuar barazime të njëpasnjëshme në Serie A që nga nëntori dhe dhjetori 2018 (katër në atë rast, duke përfshirë një 1-1 kundër Milanit më 25 nëntor 2018 në stadiumin “Olimpico”).

– Milani është i vetmi ekip në këtë kampionat që nuk ka pësuar asnjë gol me penallti; goli i fundit i pësuar nga penalltia në Serinë A daton më 5 maj 2024, kundër Xhenoas me autor Mateo Reteguin.

– Santiago Gimenez është përballur tashmë katër herë me Lacion, teksa luante me Fejnordit (dy në Ligën e Europës dhe dy në Champions), duke shënuar pesë gola në këto ndeshje (një dopietë në “Olimpico” më 8 shtator 2022, një gol në Roterdam më 3 nëntor 2022 dhe një tjetër dopietë më 25 tetor po në Holandë). Që kur ka zbarkuar në Europë, ai ka shënuar më shumë vetëm kundër Zvoles (6 herë).

– Matia Zakanji ka qenë i përfshirë në gjashtë gola në shtatë ndeshje në 2025 në Serinë A (dy gola dhe katër asiste – rekord asistesh në këtë periudhë); Në përgjithësi në këtë vit të ri kalendarik vetëm Mateo Retegui (10) ka qenë i përfshirë në më shumë gola në kampionati.

– Lacio është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më shumë ndeshje në Serinë A (60 nga 173 ndeshje, duke plotësuar tablonë 81 fitore të kuqezinjve dhe 31 fitore bardhekaltër). Megjithatë, vetëm dy barazime në 15 ndeshjet e fundit ndërmjet Lacios dhe “Djallit” në Serinë A: 2-2 më 30 gusht 2024, teksa bilancit plotësohet me 4 fitore nga romanët dhe 9 suksese kuqezi.



Read it all at Bota Sot