Formacioni i mundshëm i Dinamos për derbin

- Bota Sot

Formacioni i mundshëm i Dinamos për derbin

Derbi mes Tiranës dhe Dinamos është kryefjala e javës së 27-të të kampionatit, duel ky që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 17:00. Një sfidë e cila vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj.

Dinamovit do të hyjnë në fushë për fitoren e dytë radhaz, teksa ndaj Tiranës tentojnë edhe fitoren e dytë sezone në duelet direkte në këtë sezon. Për Ilir Dajën do të ketë mungesa të rëndësishme.

Kjo pasi Bekim Maliqi nuk do të mund të japë kontributin e tij. Mbrojtësi nuk është rikuperuar ended he vazhdon të marrë kohë.

Ndërkohë lajm i mirë është rikthimi Gasama Karamba, i cili ka shlyer kartonin e kuq të marrë ndaj Vllaznisë dhe ndaj bardhebluve do të japë kontributin e tij.

Formacioni i mundshëm:

Dinamo: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji, Lorran, Toli, Gudiabi, Qefalija, Zabergja, Mandela, Bregu. Trajneri: Ilir Daja.



Read it all at Bota Sot