Cili do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit?

- Bota Sot

Cili do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit?

Milani po zhgënjen në fushën e blertë dhe duket se një nga pikat e dobëta të klubit kuqezi jashtë fushe është ai i drejtorit sportiv.

Një hendek të cilin klubi dëshiron ta korrigjojë duke zgjedhur për vitin e ardhshëm një figurë me përvojë.

Sipas Sky Sport, pas refuzimit të Andrea Bertas, tani është një garë dyshe midis Igli Tares, i cili kaloi 14 vjet te Lazio, dhe Fabio Paratici, i cili pas Juventusit punoi për dy vjet në Tottenham.

Të dy kandidatët kanë pasur bisedime me Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic dhe pritet që këtë javë të vendoset se kush do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit.



Read it all at Bota Sot