Gaz Demi paraqitet në SPAK!
Biznesmeni Gazmend Demi është paraqitur ditën e sotme në dyert e institucionit të SPAK.
Sipas burimeve, arsyeja e tij për t’u paraqitur në SPAK nuk dihet ende, por mësohet se presidenti i Partizanit ka qëndruar rreth 2 orë e 30 minuta.
Kujtojmë se presidenti i klubit Partizani ka qenë më herët edhe në 2021 në SPAK, ku është marrë në pyetje si person në dijeni për një çështje në hetim që nuk dihet.