Kontrolli për rregullsinë e golit vendos rekord të ri në Angli, por shkakton pakënaqësi tek tifozët

- Bota Sot

Kontrolli për rregullsinë e golit vendos rekord të ri në Angli, por shkakton pakënaqësi tek tifozët

Kontrolli tetë-minutësh për vlefshmërinë e një goli vendosi një rekord të ri në Angli. Situata u shënua gjatë në ndeshje të vlefshme për FA CUP, çka shkaktoi pakënaqësi tek tifozët.

Plot 8 minuta u kërkua për kontrollin e vlefshmërisë së një goli në sfidën mes Bournemouth dhe Wolves të vlershme për FA CUP.

Ishte minuta e 35 e takimit kur mbrojtësi Milos Kerkez i Bournemouth e çoi topin në rrjetën e rivalëve mes një situate të kontestuar.

Por teknologjia e re nuk mund të përdorej pasi zona e portës ishte tepër e mbipopulluar, duke detyruar zyrtarët e VAR-it të ktheheshin te vizatimi manual i vijave përpara se të anulonin golin.

Të dyja grupet e tifozëve shprehën pakënaqësinë e tyre për pritjen e stërzgjatur, duke brohoritur "kjo nuk është më futboll" dhe "kjo është e turpshme".

Arbitri Sam Barrott, i cili më në fund komunikoi vendimin përmes mikrofonit, u detyrua të shpjegonte për trajnerët dhe lojtarët gjatë vonesës.

Vendimmarrja u komplikua edhe kur zyrtarët e VAR-it,  duhej të shqyrtonin gjithashtu mundësinë e një prekjeje të topit me dorë përpara vendimit për pozicionin jashtë loje.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 ndërsa Bournemouth, në fund triumfoi pas gjuajtjeve të penalltive duke në raundin e pestë të FA Cup.



Read it all at Bota Sot