Malisheva feston ndaj kampionit

- Bota Sot

Malisheva feston ndaj kampionit

Malisheva mori tre pikë tejet të rëndësishme në takimin e javës së 22-të të Kampionatit të Kosovës.

Skuadra e Malishevës e mposhti me rezultat 3:1 kampionin në fuqi Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Në minutën e 23-të, Arlind Veliu i Malishevës, shënoi gol të bukur nag 17-18 metra në këndin e epërm të djathtë.

Geralb Smajli në minutën e 37-të nga rreth 25 metra, paksa si anash me goditje të fortë befasoi portierin e Malishevës, Avdylin, duke barazuar rezultatin 1:1. 

Në minutën e 70-të vendasit kaluan në epërsi me golin e futbollistit Drilon Hazrollajt.

Në minutën e 87-të Karrica i Ballkanit u përjashtua me karton të kuq. 

Në minutën e 90+2, Altin Aliu shënoi për 3:1.

Balkani është në vend të dytë me 39 pikë apo ka 11 më pak se lideri Drita dhe dy më shumë se Malisheva në pozitën e tretë.



Read it all at Bota Sot