Fantastik Çinari,

- Bota Sot

Fantastik Çinari,

Sulmuesi Erald Çinari i pandalshëm në Armeni! Shkodrani u shndërruar në personazhin kryesor të ekipit të tij, Noah në duelin ndaj Shirak Gymri. 

Shkodrani edhe një herë ditën e sotme është paraqitur nga minuta e parë në formacion me ekipin bardhezi. Duke mos zhgënjyer aspak me performancën e tij. 

Në përballjen me Shirak në kuadër të javës së 19-të në Armeni, mëngjarashi ishte protagonist absolut në 45 minutat e para për ekipin e Mottas.

Fillimisht në minutën e 24-të, 28-vjeçari do rrëmbente një top në mesfushë dhe me një pasim diagonal nxjerr, Gregorion përballë portierit kundërshtar. Me portugezin i cili shfrytëzon në maksimum asistin e Çinarit, për të kaluar në avantazh ekipin vendas. 

Nuk do vononte shumë dhe pas asisitit, shkodrani do gjente edhe rrjetën personale. Pasi në minutën e 26-të, një krosim i ardhur nga e djathta e gjen në zonë, ku me një shkëputje të bukur me kokë ai e dërgon topin në rrjetë. Ky ishte edhe goli i 11-të sezonal për Çinarin në Armeni, ku ka dhënë edhe 5 asiste deri më tani. 

Me performancën e tij, Çinari është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës armene.



Read it all at Bota Sot